Sport
18 June 2026
Muriqi rikthehet te Fenerbahçe, "Pirati" shënon histori në Mallorca

Vedat Muriqi i jep lamtumirë Mallorcas dhe rikthehet në Turqi, te Fenerbahçe, skuadra që e nisi aventurën e tij evropiane. Klubi turk zyrtarizoi marrëveshjen me sulmuesin e përfaqësueses së Kosovës, duke bërë të ditur se "Muriqi do të vijë në Stamboll për të kryer vizitat mjekësore dhe për të plotësuar detajet e fundit të kontratës së tij, do të mbërrijë në terminalin Sabiha Gokcen dhe më pas do të bëhet prezantimi në publik."

Transferimi vjen pas një sezoni të jashtëzakonshëm individual për "Piratin", i cili mbylli kampionatin spanjoll me 23 gola, duke u bërë shënuesi më i mirë në historinë e Mallorcas me gjithsej 55 gola, duke i thyer rekordin legjendës kamerunase Samuel Eto'o.

Burimi: Top Channel



Të ndryshme
Më shumë
Vuçiq: Kurti ma kërkoi njohjen e pavarësisë së Kosovës, kështu iu përgjigja15 June 2021
Aksident trafiku, humbë jetën motoçiklisti nga Pallatica e Tetovës14 July 2020
Kos: Ndryshimet në Ligjin për Specialen janë të papranueshme për BE-në12 October 2026