Nga Vendi
19 June 2026
Prokuroria për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit heton zjarrvënien pranë Ambasadës së Bullgarisë në Shkup

Prokuroria Themelore Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit ka nisur hetim ndaj një personi të dyshuar për veprën penale “Rrezikimi i personave nën mbrojtje ndërkombëtare”, lidhur me zjarrvënien e automjeteve para Ambasadës së Bullgarisë në Shkup. Sipas Prokurorisë Publike, rasti fillimisht është trajtuar nga Prokuroria Themelore Publike e Shkupit për veprën penale “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”, por pas evidentimit të elementeve që lidhen me mbrojtjen ndërkombëtare të personave, lënda i është transferuar PTHP NKOK për procedurë të mëtejshme. Nga hetimet paraprake dyshohet se më 15 qershor, i dyshuari u ka vënë flakën automjeteve që përdoreshin nga atasheu ushtarak bullgar dhe punonjës të tjerë të Ambasadës së Bullgarisë, duke krijuar rrezik serioz për jetën dhe sigurinë e personave të mbrojtur me të drejtën ndërkombëtare. Prokuroria thekson se bëhet fjalë për një vepër penale që hyn në kategorinë e krimeve kundër njerëzimit dhe të drejtës ndërkombëtare, e parashikuar në Konventën e Kombeve të Bashkuara për Mbrojtjen e Personave të Mbrojtur Ndërkombëtarisht, përfshirë edhe përfaqësuesit diplomatikë.



Të ndryshme
Më shumë
Stoimenov: Buxheti i Maqedonisë është gjashtë herë më i madh se ai i vitit 1999 7 July 2021
Hetem Ramadani rrëfen përjetimet e pacientëve që ishin të vdekur klinikisht e që më pas u kthyen në jetë13 September 2021
Momenti kur veterinerja shpëton vajzën 2-vjeçare nga sulmi i qenit24 June 2021