Nga Vendi
19 June 2026
Nga deponi e egër në park modern, Sanije Duraku Kasami: Hapësira pranë Vardarit po merr një pamje të re

Këshilltarja e Lëvizjes Arbëria në Qytetin e Shkupit, Sanije Duraku Kasami, ka bërë të ditur se ka marrë pjesë në vizitën e lokacionit pranë lumit Vardar, në rrugën drejt Rashçes, ku po zhvillohen punime për pastrimin dhe transformimin e një zone që deri vonë ishte deponi e egër.

Sipas saj, projekti parasheh shndërrimin e kësaj hapësire në një park modern me gjelbërim, rregullim hortikulturor, shtigje për ecje, vende për pushim dhe rekreacion, si dhe masa mbrojtëse që do të rrisin sigurinë për fëmijët dhe familjet.

Duraku Kasami njoftoi gjithashtu se është paralajmëruar edhe rikonstruktimi i mega-parkut në Saraj, i cili për shumë vite ka qenë i lënë pas dore.

“Besoj se çdo pjesë e Shkupit meriton mjedis të pastër, hapësira të gjelbra dhe vende publike të mirëmbajtura. Prandaj më gëzon fakti që një zonë e harruar po kthehet në një vend të dobishëm dhe të bukur për qytetarët”, u shpreh ajo.



Të ndryshme
Më shumë
Talebanët e shkatërrojnë televizorin me sëpatë: Është haram24 August 2021
Kina i dhuron 100 mijë vaksina Maqedonisë15 May 2021
Ngushëllime dhe ndihmë nga vendet e rajonit dhe BE-së, për kapërcimin e pasojave 9 September 2021