Nga Vendi
19 June 2026
“Sofra Shkupjane” solli atmosferë festive në Sheshin “Skënderbeu”

Bashkryetari i VLEN-it dhe kryetari i Komunës së Çairit, Izet Mexhiti, ka vlerësuar mbrëmjen kulturore “Sofra Shkupjane”, e cila u mbajt në Sheshin “Skënderbeu” në Shkup, në kuadër të aktiviteteve të Verës Kulturore të Shkupit. Sipas Mexhitit, sheshi u mbush me këngë shqipe, traditë shkupjane dhe një atmosferë të veçantë, ndërsa theksoi se “Sofra Shkupjane” i dha ngjyra të veçanta kësaj mbrëmjeje, duke sjellë në qytet tingujt e muzikës shqiptare dhe duke bashkuar qytetarët. “Shkupi sonte këndoi shqip, vallëzoi shqip dhe tregoi edhe një herë shpirtin e tij artistik, kulturën dhe traditën që e bëjnë kaq të veçantë”, u shpreh Mexhiti.



Të ndryshme
Më shumë
Rritet sërish kurba, 67 raste me koronavirus brenda 24 orëve. Kruja sot me numrin më të lartë të të prekurve24 June 2020
Zaev: E kemi detyrim të jemi të bashkuar në kultivimin e shoqërisë tonë të drejtë11 October 2021
Pm dhe Sarah të pandashëm 9 February 2022