Nga Rajoni
21 June 2026
Spiropali: PS duhet të vetëpastrohet për ta bërë Shqipërinë më europiane

Deputetja e PS-së, Elisa Spiropali, ka reaguar përmes një postimi në Facebook, ku është ndalur te vizioni për "Marrëveshjen e Re", duke theksuar se Shqipëria duhet të ndërtojë një të ardhme më të hapur, më të drejtë dhe më europiane.

Spiropali është shprehur se për të arritur këtë objektiv, edhe Partia Socialiste duhet të ndryshojë, duke theksuar se "Partisë Socialiste i duhet të gjejë forcat, të mbledhë mendjen, të vetëpastrohet, të bëhet më dinamike, më demokratike, më kompakte, për të mbetur gjithmonë e re, gjithmonë e pastër, pa smërçe, pa ndryshqe, pa pehlivanllëqe".

Ajo shtoi se "Ta bëjmë Marrëveshjen e Re të madhe, të thellë, të vërtetë, duke pasur parasysh se po nuk lartësuam veten, nuk mund ta përmirësojmë vendin".



Të ndryshme
Më shumë
“Përdhunimi nuk ndodh vetëm në luftë”, Vasfije Krasniqi kërkon që të publikohen emrat e dhunuesve21 June 2021
Në SHBA nga Covid-19 deri më 1 dhjetor mund të vdesin 300 mijë persona 8 August 2020
Zaev: Posti i presidentit varet nga votuesit12 October 2021