Nga Rajoni
22 June 2026
Edi Rama në Paris, takim me Macron në Pallatin Élysée

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, po zhvillon këtë të hënë një vizitë zyrtare në Francë, ku pritet të takohet me Presidentin francez, Emmanuel Macron, në Pallatin Élysée.

Takimi mes dy liderëve është paraparë të mbahet rreth orës 13:00. Edhe pse nuk janë bërë publike detaje zyrtare mbi agjendën, në qendër të bisedimeve pritet të jenë procesi i negociatave të Shqipërisë për anëtarësim në Bashkimin Evropian, si dhe zgjerimi i investimeve franceze në vend.



Të ndryshme
Më shumë
Sela i përgjigjet Zaevit dhe Mickovskit: Nëse ju bëni qeveri maqedone ne bëjmë qeveri shqiptare 4 July 2020
Arrestohen katër persona në Tetovë, posedonin marijuanë15 September 2020
TikTok ka dyfishuar të ardhurat18 June 2021