Nga Vendi
22 June 2026
Ali Ahmeti takon ushtruesen e detyrës së ambasadores amerikane, në fokus sundimi i ligjit dhe stabiliteti

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, zhvilloi sot një takim me ushtruesen e detyrës së Ambasadores së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Maqedoninë e Veriut, Nicole Varnes, ku u diskutua për çështje me interes të përbashkët, me theks të veçantë te sundimi i ligjit, marrëdhëniet ndëretnike, si dhe zhvillimet që lidhen me paqen dhe stabilitetin global. Ahmeti bëri të ditur se gjatë takimit u zhvillua një bisedë e hapur dhe konstruktive, ndërsa shprehu mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme të SHBA-së ndaj vlerave demokratike, integrimit euroatlantik dhe perspektivës së vendit. "Jam i bindur se partneriteti ynë do të vazhdojë të forcohet në funksion të paqes, stabilitetit dhe një të ardhmeje më të mirë për të gjithë qytetarët", u shpreh Ahmeti.



Të ndryshme
Më shumë
Pas Izraelit, edhe Serbia vë në dispozicion dozën e tretë të vaksinës17 August 2021
Policia me aksion të gjerë në Kumanovë dhe Tetovë, 114 gjoba dhe shtatë të arrestuar15 June 2026
Rama në Athinë për samitin e Delfit, paralajmërohet takim kokë më kokë me Mitsotakis21 April 2026