ShowBiz
23 June 2026
Stresi dhe Diona Fona bashkojnë forcat, publikojnë “Gimmie Love”

Skenës muzikore shqiptare i është shtuar një bashkëpunim i ri mes reperit Arkimed Lushaj, i njohur me emrin artistik Stresi, dhe këngëtares Diona Fona. Dy artistët kanë prezantuar për herë të parë një projekt të përbashkët me titull “Gimmie Love”.

Kënga sjell një ndërthurje të ritmeve moderne me stilin karakteristik të dy artistëve, ndërsa fokusohet te tema e dashurisë dhe emocioneve. Me atmosferën verore dhe energjinë që përcjell, projekti synon të jetë një nga prurjet muzikore të këtij sezoni.

“Gimmie Love” është publikuar së fundmi dhe pritet të tërheqë vëmendjen e publikut dhe adhuruesve të muzikës shqiptare.



Të ndryshme
Më shumë
Georgievski: Në Bullgari po e trajtojnë maqedonishten si dialekt të bullgarishtes 12 September 2026
Përplasje në Kuvend, LSDM kërkon shkarkimin e ministrit të Bujqësisë18 April 2026
Taravari: Nuk ka heshtje para krimit elektoral18 July 2020