Nga Vendi
23 June 2026
Memishi kërkon mirëkuptim pas ndërprerjes së ujit në Sllatinë, përfunduan punimet në gypin kryesor

Kryetari i Komunës së Tearcës, Daut Memishi, u ka kërkuar ndjesë banorëve të Sllatinës për ndërprerjen e furnizimit me ujë gjatë gjithë ditës së sotme, duke sqaruar se shkak i situatës kanë qenë punimet për ndërrimin e gypit kryesor të ujësjellësit.

Sipas Memishit, bëhet fjalë për një ndërhyrje të domosdoshme që synon përmirësimin e sistemit të ujësjellësit dhe garantimin e një furnizimi më cilësor me ujë në të ardhmen. Ai falënderoi banorët për durimin dhe mirëkuptimin e treguar gjatë zhvillimit të punimeve.

Kryetari shprehu gjithashtu mirënjohje për kompaninë private, bashkësinë lokale dhe të gjithë vullnetarët që kontribuan me përkushtim në realizimin e këtij projekti.



Të ndryshme
Më shumë
Shqipëria, 17 vite në NATO, Begaj thekson rolin në sigurinë ndërkombëtare 1 April 2026
Atmosfera në shesh para nisjes së protestës18 September 2026
Dua Lipa në Shqipëri, Edi Rama pas takimit me të: Çfarë çike23 July 2021