Nga Rajoni
24 June 2026
Dëshmia e Kleviol Ahmetajt në GJKKO: "Nuk kam pasur asnjë kontakt me Laert Haxhiun pas vitit 2020"

Në seancën e radhës në GJKKO për grupin e Laert Haxhiut, dëshmoi Kleviol Ahmetaj, i cili mohoi çdo lidhje me të pandehurit dhe deklaroi se njohja me Laert Haxhiun ka qenë vetëm familjare dhe që nga fëmijëria, pasi janë rritur në të njëjtën lagje në Lushnjë. "Kam dalë nga burgu në vitin 2020 dhe që prej asaj kohe nuk kam pasur as telefonata dhe asnjë kontakt me Laert Haxhiun", u shpreh Ahmetaj para trupit gjykues. Ai foli edhe për konfliktin me këngëtarin Rigels Rajku (Noizy), duke thënë se përplasja nisi pas këngëve "diss" dhe se kishte shkuar në lokalin e tij për t'i kërkuar falje. "Kur hoqa syzet për ta respektuar, më goditi me grusht dhe më pas më sulmuan edhe disa persona të tjerë", deklaroi Ahmetaj. Lidhur me shpërthimin me tritol në lokalin e Noizyt, ai tha se ngjarjen e kishte mësuar vetëm gjatë kohës që ndodhej në burg dhe mohoi të kishte dijeni për autorët. "Nuk e di kush ia ka vendosur tritolin dhe askush nuk më ka thënë se pas kësaj ngjarjeje qëndronte Laert Haxhiu", deklaroi ai. Burimi: Top Channel



Të ndryshme
Më shumë
Kurti: Kërkesa për 45 vite burg deformon të vërtetën e luftës çlirimtare, e papranueshme 9 February 2026
Mediat ngrenë “alarmin”, flota franceze niset me shpejtësi drejt kufirit Greqi-Turqi31 August 2020
MSH Maqedoni: Prej sot nis vaksinimi në ambientet e sallës “Boris Trajkovski”26 August 2021