Nga Vendi
24 June 2026
Muçunski: Diplomaci më aktive dhe 142.1 milionë euro mbështetje nga BE-ja

Me rastin e dyvjetorit të mandatit të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, ministri Timço Muçunski prezantoi bilancin e punës, duke theksuar se vendi ka ndërtuar një diplomaci më aktive, më të hapur dhe më efikase. Sipas tij, politika e jashtme ka mbetur e fokusuar në partneritetin me SHBA-në, harmonizimin me Bashkimin Evropian dhe pjesëmarrjen aktive në NATO.

"Këto janë shtylla të stabilitetit, sigurisë dhe parashikueshmërisë. Këto janë shtylla të një shteti që e di se ku i takon dhe e di se ku dëshiron të shkojë", deklaroi Muçunski.

Ai bëri të ditur se gjatë dy viteve janë realizuar mbi 110 vizita pune jashtë vendit, më shumë se 400 takime zyrtare, prej të cilave mbi 210 dypalëshe me liderë dhe ministra nga vende të ndryshme, ndërsa vendi ka pritur mbi 40 udhëheqës dhe përfaqësues të lartë ndërkombëtarë.

Duke folur për integrimin evropian, ministri nënvizoi se Komisioni Evropian ka vënë në dispozicion 65.7 milionë euro përmes Instrumentit të Reformës dhe Rritjes, ndërsa fondet totale nga Plani i Rritjes kanë arritur në 142.1 milionë euro. "Kjo nuk është simbolikë. Ky është besim konkret i përkthyer në mbështetje konkrete", tha ai.



Të ndryshme
Më shumë
Arrijnë në Prishtinë motoristët veteranë të UÇK’së dhe ata të Unionit Shqiptar26 September 2026
Heshtje zgjedhore në RMV: Sot votojnë të sëmurët, personat e pafuqishëm, të burgosurit dhe ata në paraburgim18 October 2025
Një multimilioner 70-vjeçar zbulon se e ka fituar zemrën e të fejuarës së tij 26-vjeçare me buzëqeshjen e tij magjepsëse 5 March 2026