Nga Vendi
25 June 2026
Ambasadori Denion Meidani: Haraçina është simbol i qëndresës dhe dinjitetit kombëtar

Ambasadori i Shqipërisë në Maqedoninë e Veriut, Denion Meidani, mori pjesë në shënimin e 30-vjetorit të themelimit të Komunës së Haraçinës dhe 25-vjetorit të Betejës së Lavdishme të Haraçinës, duke vlerësuar sakrificën dhe kontributin e banorëve të kësaj treve në momentet më të rëndësishme të historisë kombëtare. Në fjalën e tij, Meidani theksoi se Haraçina mbetet simbol i qëndresës, dinjitetit dhe njerëzve që iu përgjigjën thirrjes së historisë, ndërsa nderoi dëshmorët, veteranët dhe familjet e tyre. "Ka momente në historinë e një kombi kur koha ndalet dhe historia shtron vetëm një pyetje, Ku ishe ti kur kombi kishte nevojë për ty?", u shpreh ambasadori. Ai theksoi se përgjegjësia e brezit të sotëm është të nderojë sakrificën e të rënëve përmes ndërtimit të institucioneve më të forta, mbrojtjes së gjuhës, identitetit, dinjitetit dhe barazisë, duke punuar për një të ardhme evropiane për brezat që do të vijnë.



Të ndryshme
Më shumë
Cana: Grupmoshat e reja, më të prekur në këtë valë të virusit26 August 2021
Remzie Osmani i reagon Dua Lipës, pasi vallëzoi nën tingujt e këngës së saj 4 August 2021
Fillon pagesa e pensioneve për muajin gusht në Maqedoni31 August 2021