Nga Vendi
26 June 2026
Ferati ishte pjesë e takimit koordinues për mbrojtjen e qytetarëve nga temperaturat e larta

Drejtoresha e Spitalit të Gjinekologjisë në Çair, Meral Uzeiri Ferati, ishte pjesë e takimit koordinues të thirrur nga kryetari i Komunës së Çairit, Izet Mexhiti, ku u diskutuan masat që institucionet duhet të ndërmarrin për mbrojtjen e qytetarëve gjatë valës së temperaturave të larta që ka përfshirë rajonin.

Në takim morën pjesë edhe përfaqësues të Klinikës së Fëmijëve, Institutit të Shëndetit Publik, Shtëpisë së Shëndetit Shkup dhe Kryqit të Kuq. Sipas njoftimit, ekipet mjekësore do të angazhohen në terren duke nisur aktivitetet nga Parku i Çairit, Parku Rinia në Fushë Topanë dhe Çarshia e Vjetër, ku do të ofrojnë kontrolle bazë shëndetësore, shpërndarje të ujit, këshilla profesionale dhe broshura informuese për mbrojtjen nga temperaturat e larta.

Vëmendje e veçantë do t'u kushtohet grupeve më të rrezikuara, veçanërisht fëmijëve, grave shtatzëna, të moshuarve dhe personave me sëmundje kronike, me rekomandime për hidratim, ushqyerje dhe mbrojtje gjatë ditëve me temperatura të larta.



Të ndryshme
Më shumë
MPB: Në Prilep janë ndaluar dy persona për “blerje votash dhe ndikim në votime”19 October 2025
Dua Lipa dhe Callum Turner martohen në fshehtësi, këngëtarja konfirmon me fotografi romantike20 June 2026
Flet gruaja që ishte rrëmbyer në moshën 10 vjeçare: Më mbajti 8 vjet, donte që të ndihesha si viktimë e nazistëve 6 August 2021