Nga Vendi
27 June 2026
Nënshkruhet marrëveshja për pika të përbashkëta kufitare mes Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë

Është nënshkruar sot marrëveshja për vendosjen e pikave të përbashkëta kufitare dhe kontrolleve të integruara mes Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria, një hap që synon modernizimin dhe lehtësimin e qarkullimit ndërkufitar. Marrëveshja u firmos nga ministrat përkatës, Pançe Toshkovski dhe Besfort Lamallari, të cilët theksuan rëndësinë e forcimit të bashkëpunimit institucional mes dy vendeve. Sipas palëve, ky model i ri synon të krijojë një sistem më efikas, më të sigurt dhe më modern të menaxhimit të kufirit, duke sjellë përfitime direkte për qytetarët dhe ekonominë. Me zbatimin e tij pritet të ulet ndjeshëm koha e pritjes në kufi dhe të lehtësohet qarkullimi i njerëzve dhe mallrave. Ky zhvillim konsiderohet si përmbyllje e procesit të zgjerimit të këtij modeli edhe me vendet e rajonit që nuk janë pjesë e zonës Shengen, pas funksionimit të tij me Serbinë dhe Kosovën. Autoritetet vlerësuan punën e ekipeve teknike dhe theksuan se bashkëpunimi rajonal mbetet kyç për stabilitetin dhe integrimin evropian të rajonit.



Të ndryshme
Më shumë
Vizitë historike në Çashkë, Presidenti i Shqipërisë mesazh afërsie për shqiptarët e trevës26 February 2026
Zyrtarizoi lidhjen në ditën e lindjes, Arilena ndan foton e ëmbël me partnerin29 July 2020
“Memli Krasniqi do të jetë Edi Rama i PDK-së” 5 July 2021