Nga Rajoni
29 June 2026
Albulena Haxhiu: Kosova mbetet mirënjohëse ndaj SHBA-së për kontributin në liri dhe shtetndërtim

Ushtruesja e detyrës së Presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, mori pjesë në ceremoninë e pranimit të komandës së U.S. Army Area Support Group Balkans në Camp Bondsteel, ku koloneli Kurt A. Rorvik mori zyrtarisht detyrën e komandantit të ri të kësaj njësie. Haxhiu vlerësoi shërbimin dhe përkushtimin e komandantit në largim, si edhe bashkëpunimin e deritanishëm të Camp Bondsteel me institucionet e sigurisë, autoritetet civile dhe qytetarët e Kosovës. Ajo i uroi suksese kolonelit Rorvik, duke theksuar se pret që bashkëpunimi me institucionet e Republikës së Kosovës të vazhdojë të forcohet, në funksion të sigurisë së vendit, stabilitetit rajonal dhe mirëqenies së qytetarëve. "Kosova mbetet përherë mirënjohëse ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Forcave të Armatosura Amerikane për kontributin jetik dhe të pazëvendësueshëm në lirinë, pavarësinë dhe shtetndërtimin tonë", deklaroi Haxhiu.



Të ndryshme
Më shumë
Lajm i bujshëm! Shqiptarët do udhëtojnë pa viza në një nga shtetet më të pasura të botës24 September 2021
Përplasen Vuçiqi dhe raportuesi për Serbinë në Parlamentin Evropian17 June 2021
Raporti ditor: 421 raste të reja, 13 viktima dhe 395 të shëruar nga COVID-19 në Maqedoni14 October 2021