Sport
29 June 2026
Yjet e rinj që po shkëlqejnë në Botërorin 2026, talentet që po marrin vëmendjen e botës

Edhe pse emra si Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo vazhdojnë të jenë në qendër të vëmendjes në Kupën e Botës 2026, ky edicion po nxjerr në pah edhe një brez të ri futbollistësh që po dëshmojnë potencial të jashtëzakonshëm. Në turne marrin pjesë 85 lojtarë të moshës 21 vjeç ose më të rinj, ndërsa disa prej tyre kanë spikatur me paraqitje mbresëlënëse, transmeton Klankosova.tv.

Mes emrave më të përfolur është senegalezi Ibrahim Mbaye, i cili në moshën 18-vjeçare u bë golashënuesi i katërt më i ri në historinë e Kupës së Botës. Ndërkohë, Lamine Yamal vazhdoi të konfirmojë statusin e tij si një nga talentet më të mëdhenj të futbollit, pasi realizoi në fitoren 4-0 të Spanjës ndaj Arabisë Saudite.

Përveç tyre, në këtë Botëror kanë lënë gjurmë edhe Ayyoub Bouaddi i Marokut, Yan Diomande i Bregut të Fildishtë, Johan Manzambi i Zvicrës, Kerim Alajbegovic i Bosnjë dhe Hercegovinës, si dhe Nestory Irankunda i Australisë. Të gjithë kanë spikatur me gola, asiste dhe paraqitje që kanë tërhequr vëmendjen e opinionit sportiv ndërkombëtar.

Sipas BBC-së, ish-sulmuesi anglez Alan Shearer e vlerësoi lart Bouaddin, duke theksuar qetësinë dhe kontrollin e tij në mesfushë. Performancat e këtyre futbollistëve tregojnë se Botërori 2026 nuk është vetëm skena e legjendave të futbollit, por edhe vendi ku po lindin protagonistët e rinj të viteve që vijnë, transmeton Klankosova.tv.



Të ndryshme
Më shumë
Haradinaj për Qeverinë Kurti: Ata janë një shtëpi budallenj29 September 2021
Regjistrimi i diasporës , Selami: Aplikacioni pre e hakerëve , regjistroni të afërmit21 September 2021
Tch: Emri i Vlora Çitakut lakohet për ministre të Diasporës së Shqipërisë 1 September 2021