Nga Rajoni
29 June 2026
Kurti pret Daniel Serwer, diskutohen rruga e Kosovës drejt BE-së dhe NATO-s

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur në Zyrën e Kryeministrit profesorin amerikan Daniel Serwer, të cilin e cilësoi si një mik të madh të Kosovës. Gjatë takimit, Kurti i uroi Serwerit 250-vjetorin e pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, duke theksuar se ai ishte mysafiri i parë amerikan të cilit ia përcolli këtë urim.

Sipas Kurtit, në takim u diskutua për një gamë të gjerë temash me rëndësi, përfshirë situatën e brendshme politike në Kosovë, hapat që vendi po ndërmerr në kuadër të përgatitjeve për anëtarësim në Bashkimin Evropian dhe NATO, si dhe zhvillimet gjeopolitike dhe ndikimin e tyre në sigurinë e Kosovës.

"Kosova është me fat që e ka një mik si Daniel Serwer, i cili kurrë nuk ka hezituar të flasë të vërtetën për popullin tonë dhe kërcënimet që paraqet Serbia ndaj sigurisë rajonale", u shpreh Kurti.



Të ndryshme
Më shumë
Trump pranon përfshirjen direkte të SHBA-së në sulmet ndaj Iranit, paralajmëron shkatërrim të kapaciteteve raketore28 February 2026
Limani: Investimi në fëmijë, themel i zhvillimit ekonomik dhe kapitalit njerëzor 6 May 2026
Fitoren më të thellë e ka 1-0, Shqipëria zyrtarizon miqësoren e rradhës me kundërshtarin ‘qesharak’14 September 2020