Nga Bota
29 June 2026
Shkollat shqipe “Iliriada” hapin regjistrimet për vitin e ri shkollor në Belgjikë

Shoqata “Iliriada” ka nisur regjistrimet për mësimin plotësues në gjuhën shqipe për vitin shkollor 2026/2027, duke ftuar prindërit shqiptarë që jetojnë në rajonin e Flandrës në Belgjikë të regjistrojnë fëmijët e tyre në një nga tri shkollat shqipe që funksionojnë në Antwerpen, Sint-Niklaas dhe Aalst. Mësimi do të fillojë më 6 shtator dhe synon ruajtjen e gjuhës, kulturës dhe traditave shqiptare te brezat e rinj të diasporës. Përveç mësimit të gjuhës shqipe, në shkollat e Antwerpenit dhe Aalstit do të organizohen edhe kurse të valleve tradicionale shqiptare. Regjistrimet mund të kryhen online përmes formularit të dedikuar, si dhe duke kontaktuar drejtpërdrejt drejtuesit e shkollave në secilin qytet. Nga Shoqata “Iliriada” u bëhet thirrje prindërve që të përfshijnë fëmijët në këtë program arsimor, duke theksuar se “gjuha shqipe është pasuria jonë më e madhe”.

 

REGJISTRONI FËMIJËT TUAJ TEK SHKOLLAT ILIRIADA 

Mësimi plotësues në gjuhën shqipe, Viti shkollor 2026/2027

Të nderuar bashkatdhetarë,

Njoftojmë të gjithë prindërit që jetojnë në Vlaanderen, në qytete të ndryshme të Belgjikës, se regjistrimi i fëmijëve për mësimin plotësues në gjuhën shqipe pranë shkollave “Iliriada” ka filluar.

Shoqata Iliriada ka hapur tri shkolla shqipe në Belgjikë:

QYTETI I ANTWERPENIT

QYTETI I SINT-NIKLAAS

QYTETI I AALSTIT

Mësimi për vitin shkollor 2026/2027 fillon më 6 shtator.

Përmes mësimit të gjuhës shqipe, fëmijët tanë ruajnë gjuhën, kulturën dhe traditat tona shqiptare.

Regjistrimi mund të bëhet online, si dhe përmes numrave të telefonit të mëposhtëm:

PËR QYTETIN E ANTWERPENIT:

Drejtoresha Vlora Demelezi Bejta

 Tel: +32 468 29 05 12

PËR QYTETIN E SINT-NIKLAAS:

Nënkryetare e Shoqatës, përgjegjëse për arsimin dhe mësuese

Qëndresa Tahirsylaj

Tel: +32 487 18 50 41

PËR QYTETIN E AALSTIT:

Nënkryetare e Shoqatës, përgjegjëse për Aalst dhe mësuese

Nora Ninaj

Tel: +32 497 60 37 94

[email protected]

Ju mirëpresim në shkollat ILIRIADA!

Gjithashtu, ju njoftojmë se në Shkollën Shqipe në Antwerpen dhe në Aalst ofrojmë edhe mësime të valleve tradicionale shqiptare, për të ruajtur dhe përcjellë më tej kulturën dhe traditat tona.

Ju mirëpresim me kënaqësi! 

 

 



Të ndryshme
Më shumë
BDI: Zëvendësimi i Arben Zyberit me Aleksandar Stojanovin nga ana e LSDM është dëshmi për nevojën e themelimit të Gjykatës së lartë për barazi dhe anti-diskriminim28 June 2020
NATO pezullon misionin në Irak, tensionet në Lindjen e Mesme rrisin shqetësimet për sigurinë20 March 2026
Trumpi për bisedimet e paqes: Diçka e mirë mund të jetë duke ndodhur24 November 2025