Nga Rajoni
2 July 2026
Sali Berisha dënon ndërhyrjen e policisë në protestë, kërkon lirimin e të ndaluarve

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar pas ndërhyrjes së policisë ndaj protestuesve para Kuvendit, duke akuzuar Kryeministrin Edi Rama dhe ministrin Taulant Balla se urdhëruan përdorimin e forcës ndaj qytetarëve që, sipas tij, po protestonin në mënyrë paqësore.

Berisha deklaroi se gjatë protestës janë përdorur gaz lotsjellës, lëndë toksike, topa uji dhe mjete të tjera, ndërsa e cilësoi ndërhyrjen si një akt të rëndë dhune. “Me urdhër të Edi Ramës, sot narkopolicia përdori lëndë toksike, gaz lotsjellës të skaduar, spray ariu, lëndë piroteknike, topat e ujit, zvarritjen dhe përgjakjen e protestuesve paqësorë”, u shpreh ai.

Sipas kreut të PD-së, veprimet ndaj protestuesve tregojnë se qeveria është e gatshme të ndërmarrë çdo veprim për të ruajtur pushtetin. Ai kërkoi lirimin e menjëhershëm të të gjithë protestuesve të ndaluar, duke theksuar se ata ushtronin të drejtën kushtetuese për të protestuar.

Në përfundim, Berisha u bëri thirrje qytetarëve të mbështesin protestat, të cilat i cilësoi si lëvizjen rinore më të fuqishme që ka njohur vendi që nga vitet ’90.



Të ndryshme
Më shumë
MPB Maqedoni: Prej nesër deri të dielën nuk do të funksionojë sistemi për dokumentet personale22 June 2021
Edhe vjehrra e Dua Lipës ka diçka për të thënë për shqiptarët24 July 2020
Filipçe: Bllokimi i integrimit në BE është tradhti ndaj interesave kombëtare21 April 2026