Nga Rajoni
3 July 2026
Albin Kurti: Kosova fiton 12 oficerë të rinj, ushtria do të forcohet me investime të reja

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, njoftoi se Forca e Sigurisë së Kosovës është pasuruar me 12 oficerë të rinj, të cilët kanë përfunduar me sukses përgatitjen katërvjeçare akademike, ushtarake dhe të lidershipit. Kurti e cilësoi ceremoninë si një ditë krenarie për shtetin, duke theksuar se diplomimi u zhvillua në kazermën Kazermat 'Adem Jashari'. “Diplomuan disa nga udhëheqësit e ardhshëm të ushtrisë sonë”, u shpreh ai.

Sipas kryeministrit, gjatë katër viteve të fundit janë investuar mbi 460 milionë euro për blerje armatimi, është dyfishuar numri i ushtarëve dhe janë katërfishuar trajtimet për ta. Ai shtoi se në katër vitet e ardhshme planifikohet investimi i edhe 1 miliard eurove, rritja e numrit të vajzave dhe grave në ushtri në një mijë, si dhe ngritja e fabrikës së municioneve “Made in Kosova”.



Të ndryshme
Më shumë
Ronaldo shkruan histori në Arabinë Saudite, shënon golin e 100-të me Al Nassr 8 May 2026
Ali Ahmeti: Uroj që të gjitha palët me urtësi të pranojnë rezultatet31 October 2021
Luiz Ejlli "shtang" Sara Hoxhën, i bën këtë dhuratë 6 November 2026