Nga Rajoni
3 July 2026
Pas humbjes së babait, Vlora Jashari përjeton një moment të madh krenarie: bashkëshorti i saj Denisi gradohet oficer në FSK

Vetëm pak javë pas ndarjes nga jeta të babait të saj, komandantit Sahit Jashari, Vlora Jashari ka përjetuar një moment krenarie, pasi bashkëshorti i saj Denisi Jashari ishte në mesin e 12 oficerëve të rinj që diplomuan dhe u graduan në ceremoninë e organizuar nga FSK. Ajo ka ndarë një mesazh emocional në Facebook, ku ka folur për trashëgiminë familjare dhe vlerat që e kanë frymëzuar, duke theksuar se që nga fëmijëria ka dashur të trashëgojë idealin, përkushtimin dhe dashurinë për atdheun që i ati ka përfaqësuar si një nga themeluesit e UÇK-së. “Ndoshta nuk e ndoqa vetë këtë rrugë, por zgjodha një partner që i shërben vendit me të njëjtin përkushtim e nder, sot ndihem krenare jo vetëm për suksesin e tij, por edhe sepse shoh të vazhdojnë vlerat që kam admiruar gjithmonë”, ka shkruar ajo, sipas Klankosova.tv.



Të ndryshme
Më shumë
Protestat në Serbi, 43 policë të lënduar 8 July 2020
Kriza energjetike, Rama: Jemi përgatitur për ta përballuar19 October 2021
Netanyahu urdhëron sulme 48-orëshe ndaj Iranit përpara armëpushimit të mundshëm të SHBA-së25 March 2026