Nga Vendi
5 July 2026
Shkup: Lokalizohet zjarri te "Rampa", lëndohet një zjarrfikës

Zjarri që shpërtheu pasditen e së dielës në një objekt në zonën e njohur si “Rampa”, në Kisella Vodë të Shkupit, është vënë nën kontroll dhe lokalizuar, bëri të ditur kryetari i Qytetit të Shkupit, Orce Gjorgjievski, përcjell TV21. Sipas Gjorgjievskit, reagimi i shpejtë dhe profesional i Brigadës së Zjarrfikësve ka parandaluar përhapjen e flakëve në objektet përreth, ndërsa nga ngjarja nuk është raportuar për viktima. Ai njoftoi se një zjarrfikës ka mbetur i lënduar gjatë ndërhyrjes dhe është dërguar për trajtim në klinikë. “Zjarri që shpërtheu pasditen e sotme te ‘Rampa’, falë reagimit të shpejtë, të guximshëm dhe profesional të Brigadës së Zjarrfikësve të Qytetit të Shkupit, u vu nën kontroll dhe u lokalizua në kohë rekord”, deklaroi Gjorgjievski, duke shprehur mirënjohje për përkushtimin e zjarrfikësve. Burimi: TV21



Të ndryshme
Më shumë
Filipçe: Virusi ka përhapje të infeksionit, nëse ka nevojë do të vendosim masa të reja15 September 2021
Arti në zi! Ndërron jetë në vendin e punës regjisorja Burbuqe Berisha27 October 2021
Bekim Sali: Nuk ka më të mirë se kandidatja e VMRO-së për Shkupin Danella Arsovska29 September 2021