Nga Vendi
5 July 2026
Mickoski paralajmëron rritje të çmimit të derivateve nga nesër

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, njoftoi se gjatë ditës së nesërme pritet një rritje e çmimeve të derivateve të naftës, si pasojë e lëvizjeve në tregjet ndërkombëtare. Sipas tij, çmimi i naftës pritet të rritet nga 2 deri në 2,5 denarë për litër, ndërsa benzina rreth 1 denar për litër. Mickoski theksoi se, pavarësisht kësaj rritjeje, vendi vazhdon të ketë derivatet më të lira në rajon. “Sipas kalkulimeve tona, kemi rritje të naftës në javën e kaluar në bursat botërore, 5%-6%, dhe rritje të vogël të benzinave për 2-3%. Pres të kemi rritje për 2-2,5 denarë për litër naftë dhe rreth 1 denar për benzinën, por të shohim Komisioni Rregullator t’i tregojë numrat e fundit”, deklaroi Mickoski. Vendimi përfundimtar për çmimet pritet të bëhet i ditur nga Komisioni Rregullator për Energjetikë. 



Të ndryshme
Më shumë
Emri i ri “RMV”, nis shtypja e pasaportave të reja 6 July 2021
Viti i ri shkollor, protesta e UNSHM-së shtyhet për më 31 gusht24 August 2020
Ndryshojnë rregullat në pikëpagesa, korsitë M Tag vetëm për përdoruesit e pajisjes elektronike20 June 2026