Nga Vendi
30 July 2020
Kreu I BFI-Së Shaqir Fetahu I Infektuar Me Kovid-19

Ushtruesi i detyrës (u.d.)Kryetar i Bashkësisë Fetare Islame në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Shaqir Fetahu ka rezultuar pozitiv me Kovid-19. Këtë e ka bërë të ditur vetë Fetahu përmes një postimi në rrjetet sociale. Fetahu më tej ka shkruar se ndjehet mirë dhe se u përmbahet të gjitha rekomandimeve të mjekëve.

Statusi i plotë i Fetahut
“Duke pasur kujdes për familjen time, bashkëpunëtoret e mi, si dhe të gjithë besimtarët dhe qytetarët, vendosa që të bëjë testin për Covid 19, i cili më rezultoi pozitiv. Momentalisht, gjithçka është normale pa ndonjë simptom problematik. U qëndroj preciz rekomandimeve mjekësore dhe jam në kurim shtëpiak. E konsideroj veten si i i sprovuar nga i Madhi Zot. Apeloj te të gjithë qytetarët që të jenë të kujdesshëm dhe t’u përmbahen rekomandimeve të organeve kompetente. Të gjitha organet e BFI e RMV janë në hovin e përgatitjeve maksimale për Festën e Kurban Bajramit. Andaj, me këtë rast përzemërsisht uroj të gjithë besimtarëve Festën e Madhe të Kurban Bajramit, me lutje Allahut Fuqiplotë që t’i pranoj në mëshirën e Tij. Zoti ju bekoft. ( u.d. Reisul Ulema h.hfz. Shaqir ef. FETAHU)



Të ndryshme
Më shumë
Gjiganti turk nis bisedimet me Baselin për Xhakën29 June 2020
Bedri Fazliu në vend të Florin Besimit23 August 2020
Mbi 697 mijë qytetarë janë rivaksinuar në Maqedoni22 September 2021