Nga Rajoni
7 July 2026
Liderët e NATO-s në Ankara, Erdogan organizon darkën shtetërore dhe foton familjare të samitit

Në Ankara të Turqisë është zhvilluar darka shtetërore e organizuar nga presidenti turk Recep Tayyip Erdogan, në nder të liderëve që marrin pjesë në Samitin e NATO-s. Në këtë aktivitet është publikuar edhe fotografia familjare me krerët e shteteve dhe qeverive pjesëmarrëse në takimin e Aleancës. Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ishte pjesë e pritjes zyrtare, ku u mirëprit nga presidenti Erdogan dhe Zonja e Parë, Emine Erdogan. Në ceremoni morën pjesë edhe bashkëshortët e liderëve, në një nga momentet tradicionale dhe simbolike të samiteve të NATO-s. Samiti i NATO-s ka nisur të martën dhe do të vijojë edhe gjatë ditës së mërkurë, me diskutime mbi çështjet kryesore të sigurisë, mbrojtjes dhe bashkëpunimit mes vendeve anëtare të Aleancës.



Të ndryshme
Më shumë
Sveçla kërkon reagim më aktiv nga Shqipëria ndaj deklaratave të ministres serbe16 July 2026
Vijon ngërçi në Kosovë/ Dështon për herë të nëntë konstituimi i Kuvendit, seanca e radhës zhvillohet me 3 maj 1 May 2025
Maqedoni, dje janë aplikuar mbi 15 mijë vaksina14 September 2021