Nga Vendi
8 July 2026
Ademi: Po tentohet heqja e kuotave etnike në Akademinë për Gjyqtarë dhe Prokurorë

Sekretari i përgjithshëm i BDI-së, Arbër Ademi, deklaroi se në Gjykatën Kushtetuese është iniciuar një proces që synon heqjen e kuotave etnike në Akademinë për Gjyqtarë dhe Prokurorë. Sipas tij, përfaqësimi i drejtë dhe adekuat po pengon qeverinë, ndërsa akuzoi Gjykatën Kushtetuese për marrje të vendimeve që, sipas tij, janë në kundërshtim me Kushtetutën. Ademi u shpreh se, "në Gjykatën Kushtetuese, në proces e sipër është edhe lënda për heqjen e kuotave etnike nga Akademia për Gjyqtarë dhe Prokurorë", duke shtuar se, "përfaqësimi i drejtë dhe adekuat i pengon kësaj qeverisjeje dhe kanë gjetur institucionin parapolitik që nuk pyet për Kushtetutë dhe nuk pyet për ligj se çfarë vendimesh duhet të merren".



Të ndryshme
Më shumë
Zaev merr 6 milionë euro ryshfet, Boki 13 ditë më parë e konfirmoi (VIDEO)12 July 2020
Maqedonia e Veriut:200 raste të reja me Covid 19 8 August 2020
Tetovari me BMW ik nga pompa e benzinës, pa paguar karburantin20 October 2021