Nga Rajoni
8 July 2026
Kosova drejt institucioneve të reja, Supremja rrëzon të gjitha ankesat zgjedhore

Gjykata Supreme e Kosovës ka hedhur poshtë të gjitha ankesat lidhur me rezultatet e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 7 qershorit, duke i hapur rrugë certifikimit zyrtar të rezultateve dhe nisjes së procesit për formimin e institucioneve të reja. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve pritet t'i certifikojë rezultatet më 8 korrik. Sipas rezultateve përfundimtare, Lëvizja Vetëvendosje ka fituar 47.13 për qind të votave dhe 53 mandate në Kuvend, ndërsa PDK-ja 22 mandate, LDK-ja 18 dhe AAK-ja 7 mandate. Pas certifikimit, pritet të konstituohet Kuvendi dhe të nisë formimi i Qeverisë së re. Megjithatë, sfida kryesore mbetet zgjedhja e presidentit, për të cilën kërkohet mbështetje më e gjerë parlamentare. Deri më tani, partitë nuk kanë arritur marrëveshje për këtë proces, ndërsa mungesa e konsensusit kishte çuar edhe në shpërndarjen e Kuvendit dhe mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme. Nëse nuk arrihet pajtim edhe këtë herë, vendi mund të përballet sërish me zgjedhje të reja.



Të ndryshme
Më shumë
ASh-AAA-ja kërkon heqjen e taksës në rrugën Tetovë-Gostivar: Qytetarët të ngrejnë zërin 6 July 2021
Dr. Florin Besimi, nga Sheshi “Iliria”: Tetova i thotë fuqishëm po Kryeministrit shqiptar!!10 July 2020
Mbesa e ish-presidentit shqiptar ngacmon imagjinatën e ndjekësve me pozat “topless” 6 September 2021