Nga Rajoni
9 July 2026
Saranda Bogujevci viziton Preshevën, forcohet bashkëpunimi në fushën e kulturës

Ministrja e Kulturës dhe Turizmit e Kosovës, Saranda Bogujevci, qëndroi për vizitë në Preshevë, ku u prit nga kryetarja e komunës, Ardita Sinani. Gjatë takimit u theksua vazhdimësia e bashkëpunimit ndërinstitucional ndërmjet Qeverisë së Kosovës dhe Komunës së Preshevës, me fokus mbështetjen e kulturës, artit dhe ruajtjen e identitetit kombëtar. Dy zyrtaret vizituan edhe edicionin e dytë të Panairit të Librit "Libri dhe Tradita", i cili po mbahet në Preshevë dhe po konsiderohet si një nga ngjarjet më të rëndësishme kulturore për qytetin dhe rajonin. Kryetarja Sinani vlerësoi mbështetjen dhe gatishmërinë e ministres Bogujevci për thellimin e bashkëpunimit në projekte që kontribuojnë në zhvillimin e kulturës, promovimin e vlerave kombëtare dhe forcimin e lidhjeve ndërmjet institucioneve. Ajo theksoi se bashkëpunimi do të vazhdojë me përkushtim dhe vizion të përbashkët, në shërbim të qytetarëve dhe kulturës shqiptare.



Të ndryshme
Më shumë
Rikthehet flamuri kuqezi në majën e Korabit, largohet ai maqedonas 4 October 2026
Motoçiklisti përplaset me shtyllën, humb jetën në vendngjarje22 September 2020
Zjarret përfshijnë Spanjën, Sánchez: “Emergjenca klimatike vret” 2 August 2026