Nga Vendi
9 July 2026
OEMVP në takim me ministrin Durmishi, në fokus mbështetja financiare e investimeve

Përfaqësues të Odës Ekonomike të Maqedonisë Veri-Perëndimore (OEMVP) zhvilluan një takim me ministrin e Ekonomisë dhe Punës, Besar Durmishi, ku në fokus ishte Ligji për mbështetjen financiare të investimeve dhe mundësitë që ai u ofron bizneseve. Delegacioni i OEMVP-së, i kryesuar nga Nazmi Ejupi, së bashku me drejtorin ekzekutiv Durim Zeqiri, anëtarin e Këshillit Drejtues Sefedin Mustafa dhe menaxheren operative Miranda Ajdini, diskutoi me ministrin për promovimin e ligjit te bizneset anëtare, realizimin e pagesave dhe organizimin e aktiviteteve të përbashkëta për të lehtësuar qasjen e kompanive në mjetet publike.  Ministri Besar Durmishi shprehu gatishmërinë për bashkëpunim me OEMVP-në, duke theksuar se prioritet do të jetë mbështetja e kompanive prodhuese. Ai theksoi se ministria që drejton është duke punuar për të rikthyer besimin e qytetarëve dhe të bizneseve te institucionet.



Të ndryshme
Më shumë
Maqedoni: 23 tetori ditë pushimi për të gjithë qytetarët20 October 2021
Rikthimi i dasmave, Policia: Krismat nëpër dasma llogariten vepër penale e dënueshme deri në pesë vite burg21 June 2021
Juventusi ka gati listën e sulmuesve, tre yje në radar për afatin kalimtar 1 October 2026