Nga Rajoni
11 July 2026
Princ Leka dhe Blerta bëhen prindër të një djali, e pagëzojnë me emrin Aleksandër

Oborri Mbretëror Shqiptar ka njoftuar lindjen e Lartësisë së Tij Mbretërore, Princ Aleksandër i Shqiptarëve, djali i Lartësive të Tyre Mbretërore, Princit të Kurorës Leka II të Shqiptarëve dhe Princeshës Blerta. Lajmi është bërë publik përmes një komunikate zyrtare, ku shprehet gëzimi për ardhjen në jetë të trashëgimtarit të familjes mbretërore shqiptare. Sipas komunikatës, Princ Aleksandër lindi më 10 korrik 2026 në Tiranë, në Spitalin Universitar Obstetrik-Gjinekologjik "Mbretëresha Geraldinë". Lindja e tij shënon një moment të rëndësishëm për Familjen Mbretërore Shqiptare dhe është pritur me urime të shumta.



Të ndryshme
Më shumë
Në Manastir dalja në rrethin e dytë është më e madhe se në zgjedhjet e vitit 201731 October 2021
Maqedoni: Aparatet për votim biometrik dërgohen në vendvotime15 October 2021
Genta Ismajli ka diçka për të thënë pas lajmeve për shtatëzani31 August 2021