Nga Vendi
11 July 2026
Tetovë: Tre të rinj të arrestuar për shkelje të rënda në trafik

Policia e Tetovës ka arrestuar tre persona gjatë kontrolleve të realizuara në komunikacion, pasi u konstatuan shkelje të rënda të Ligjit për Sigurinë në Trafik. Sipas policisë, një 21-vjeçar nga Larca u ndalua në Grupçin duke drejtuar automjet pa patentë shoferi, ndërsa në rrugën “Iliria” u arrestua një 22-vjeçar nga Poroji, i cili drejtonte motoçikletë pa patentë. Në një rast tjetër, në orët e para të mëngjesit në Tetovë u arrestua një 22-vjeçar nga Gostivari, i cili drejtonte automjet edhe pse ndaj tij ishte në fuqi masë aktive e ndalimit për drejtimin e mjeteve motorike. Të tre personat janë ndaluar në stacion policor, ndërsa automjetet janë sekuestruar përkohësisht. Pas dokumentimit të rasteve, ndaj tyre do të parashtrohen kallëzimet përkatëse penale.



Të ndryshme
Më shumë
Vdekja e zyrtarit policor Shaban Hajdari, Sindikata e Policisë së Kosovës shpreh ngushëllime për familjen dhe kolegët23 July 2026
Iu kërkua ta vinte maskën në bankë, milioneri nervozohet dhe i tërheq të gjitha kursimet22 October 2021
Prokuroria nis verifikimet për dyshimet mbi fletëvotimet në veri të Kosovës19 June 2026