Nga Rajoni
30 July 2020
Basha reagon ashpër: Pas zgjedhjeve, vendi i Ramës është në burg

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, i është përgjigjur Kryeministrit Edi Rama dhe e kërcënon të të fundit me burg. Në një postim në mediat sociale, Basha shkruan se Rama do mbajë përgjegjësinë për koston e konfliktit të krijuar me hedhjen në erë të marrëveshjes së 5 qershorit dhe asaj të 14 janarit. Basha shkruan se vendi i kreut të qeverisë pas zgjedhjeve të reja do jet ënë burg, aty ku shkojnë të gjithë individët që kryejnë një krim me dashje kundër vendin dhe qytetarëve.

“Koston e konfliktit të krijuar me hedhjen në erë të marrëveshjes së 5 Qershorit dhe 14 Janarit, do ta mbash vetëm ti personalisht Edi Rama. Nëse mendon se me konfliktin e krijuar dhe me prishjen e stabilitetit demokratik të vendit, do të marrësh garanci për kokën tënde dhe të hajdutëve që të rrethojnë, po ta them prerë dhe shkurt: Vendi yt pas zgjedhjeve të reja është në burg, atje ku shkon çdo individ që me dashje kryen një krim kundër vendit dhe qytetarëve të tij. Partia Demokratike dhe Opozita e Bashkuar do të vazhdojnë të kenë në plan të parë, jo lojën tënde dhe të krimit që të drejton prej 22 vitesh në politikë, por hallet dhe problemet e shqiptarëve, që ti dhe Qeveria jote i kanë braktisur për hallet e tua personale”, shkruan Basha.



Të ndryshme
Më shumë
53-vjeçarja nga Prishtina vdes nga kanceri, banesën ia lë shoqatës së Halil Kastratit26 July 2021
Maqedoni: Me “Pfizer” do të vaksinohen fëmijët nga mosha 12 deri 16 vjeç 8 July 2021
Flet babai i 18-vjeçares së vrarë në Ferizaj: Vajza ka qenë në presion dhe e frikësuar24 August 2021