Nga Vendi
11 July 2026
Mickoski: Jemi të gatshëm për gjithçka konstruktive në rrugën drejt BE-së, por jo për veprime destruktive

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, ka deklaruar se Qeveria do të vazhdojë zbatimin e reformave dhe do të mbetet e fokusuar në proceset që lidhen me integrimin evropian të vendit. Ai theksoi se Maqedonia e Veriut është e gatshme të kontribuojë në mënyrë konstruktive në rrugën drejt Bashkimit Evropian. “Kjo Qeveri ka qëndrim parimor. Do të vazhdojmë me reformat dhe do të jemi të parët në realizimin e tyre”, deklaroi Mickoski gjatë vizitës së tij në Ohër. Duke komentuar proceset evropiane në rajon, pas përparimit të Shqipërisë dhe Malit të Zi, si dhe hapjes së klasterëve të reja për Moldavinë dhe Ukrainën, Mickoski tha se vendi është i gatshëm të bëjë përpjekje për avancimin e procesit, por vetëm përmes qasjes konstruktive. “Nëse dikush beson se ky vend, i cili ndodhet në zemër të Ballkanit, me popull paqedashës, qytetarë punëtorë dhe njerëz të përkushtuar, duhet të jetë pjesë e Bashkimit Evropian, atëherë ne jemi të gatshëm të bëjmë gjithçka që është konstruktive, por jo destruktive”, u shpreh Mickoski. Burimi: Deklarata e kryeministrit Hristijan Mickoski gjatë vizitës në Ohër.



Të ndryshme
Më shumë
Maqedoni: Vazhdohen deri më 27 gusht kushtet aktuale për hyrje në Greqi19 August 2021
Regjistrohen 393 raste te reja me Covid-19,Rritet numri në Tetovë10 October 2020
Në SHBA nga Covid-19 deri më 1 dhjetor mund të vdesin 300 mijë persona 8 August 2020