Nga Rajoni
13 July 2026
“Do ta kisha spastruar etnikisht Kosovën”, deklaratë skandaloze e ministres serbe

Ministrja e Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokale në Qeverinë e Serbisë, Snezhana Paunoviq, ka bërë një deklaratë skandaloze gjatë një interviste për median serbe Kurir, duke shkaktuar reagime të shumta. Ajo deklaroi: “Për të metat dhe budallallëkun tonë, nëse do të kisha qenë e lirë si Millosheviqi, do ta kisha spastruar etnikisht Kosovën në vitin 1998”. Kjo deklaratë është shpërndarë gjerësisht në rrjetet sociale dhe ka ngjallur reagime të forta, pasi i referohet periudhës së luftës në Kosovë gjatë viteve 1998–1999, kur forcat serbe kryen krime ndaj popullsisë civile shqiptare dhe mbi një milion shqiptarë u dëbuan me forcë nga shtëpitë e tyre./KP



Të ndryshme
Më shumë
Luksi i Adelina Tahirit, vetura e saj kushton plotë 150 mijë euro!15 September 2021
Tetovë, dënime për 6 drejtues makinash sepse nuk kishin leje të vozitjes15 September 2020
Protesta për tragjedinë në Tetovë, kërkohet përgjegjësi dhe drejtësi17 September 2021