Nga Vendi
15 July 2026
Ahmeti: Franca mbetet një shtyllë e rëndësishme e partneritetit evropian

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, ka marrë pjesë në pritjen solemne të organizuar nga Ambasada e Republikës së Francës në Shkup, me rastin e Festës Kombëtare të Francës, 14 Korrikut. Ahmeti vlerësoi se kjo ishte një mundësi për të ritheksuar rëndësinë e miqësisë dhe partneritetit me Francën, duke e cilësuar atë si "një shtet mik dhe një nga shtyllat kryesore të Bashkimit Evropian, që vazhdimisht ka mbështetur paqen, stabilitetin, demokracinë dhe perspektivën evropiane të vendit tonë". Ai bëri të ditur se në këtë rast u ka përcjellë urimet më të sinqerta popullit francez dhe ambasadorit Christophe Le Rigoleur, duke shprehur bindjen se "bashkëpunimi ndërmjet dy vendeve tona do të vazhdojë të forcohet në frymën e vlerave të përbashkëta evropiane, lirisë, solidaritetit dhe respektit të ndërsjellë".



Të ndryshme
Më shumë
Cana: Situata me COVID-19 në Maqedoni edhe më tej mbetet alarmante12 October 2021
ASH: DASH konfirmoi konstatimet tona për korrupsionin në Maqedoni 8 July 2021
Bekim Jashari i jep fund spekulimeve, familja Jashari nuk synon Presidencën26 February 2026