Nga Vendi
15 July 2026
Saraji fiton investim 6.2 milionë eurosh, nis rregullimi i shtratit të Lumit të Thatë

Ka nisur zbatimi i një prej projekteve më të rëndësishme infrastrukturore në Komunën e Sarajit, ai për rregullimin e shtratit të Lumit të Thatë. Në ceremoninë e fillimit të punimeve morën pjesë kryeministri Hristijan Mickoski, ministri Muhamet Hoxha dhe kryetari i Komunës së Sarajit, Muhamet Elmazi. Sipas njoftimit, projekti kap vlerën prej 6.2 milionë eurosh dhe parasheh rregullimin e shtratit të lumit në gjatësi prej rreth 12 kilometrash, nga Bojana deri në Gllumovë. Punimet do të realizohen në disa faza dhe pritet të përfundojnë në vitin 2029. "Një tjetër projekt madhor po hyn në zbatim. Një tjetër problem shumëvjeçar po merr zgjidhje", thuhet në njoftim, ku theksohet se investimi do të kontribuojë në mbrojtjen e qytetarëve, shtëpive, tokave bujqësore dhe infrastrukturës nga rreziqet që lidhen me lumin. Po ashtu, vlerësohet se bashkëpunimi mes pushtetit lokal dhe atij qendror ka bërë të mundur realizimin e këtij projekti, duke theksuar se "qytetarët nuk kanë nevojë për premtime. Kanë nevojë për rezultate."



Të ndryshme
Më shumë
Kosova triumfon në Bratisllavë 4-3 ndaj Sllovakisë, finalja pranë26 March 2026
Vdes motra e aktores së njohur kosovare 19 September 2026
Vullnet Murseli do ta ridizajnoi sheshin e qytetit sipas kritereve bashkëkohore estetike, urbanistike dhe arkitektonike11 October 2021