Nga Vendi
16 July 2026
Çairi nis nismën “Çairi në ritmin e shëndetit”, qytetarëve u afrohen shërbimet mjekësore

Drejtoresha e Spitalit Gjinekologjik në Çair mori pjesë në aktivitetin e organizuar nga kryetari i Komunës së Çairit, Izet Mexhiti, ku u prezantua projekti “Çairi në ritmin e shëndetit”, një nismë që synon ta afrojë kujdesin shëndetësor me qytetarët dhe të rrisë ndërgjegjësimin për rëndësinë e parandalimit. Në kuadër të projektit, nga java e ardhshme në objektin e Komunës së Çairit do të organizohen ligjërata publike me pediatër, gjinekologë, mjekë të përgjithshëm dhe specialistë të fushave të ndryshme. Ata do të ndajnë këshilla dhe informacione praktike për ruajtjen e shëndetit dhe promovimin e kontrolleve të rregullta mjekësore. Njëkohësisht, ekipe mjekësore do të vendosen çdo ditë në parqet e Çairit me stenda informuese, ku qytetarët do të kenë mundësi të marrin këshilla shëndetësore, të matin tensionin e gjakut dhe nivelin e sheqerit, si dhe të informohen për rëndësinë e diagnostikimit të hershëm dhe kujdesit të vazhdueshëm për shëndetin.



Të ndryshme
Më shumë
Deputetja e VLEN-it për shkollën në Nerovë: Nuk e di çfarë kontributi ka dhënë Ambasadori Mejdani që po gllabëron meritat!?? 3 July 2025
Berisha: Rama po e përjeton protestën si "Vaterlonë" e tij, largohu dhe përballu me drejtësinë21 June 2026
Kuka: Me ujë, zjarr e xhudon e Kosovës s’ka lojë29 July 2021