Nga Vendi
16 July 2026
Gashi takon u.d. të Ambasadores së SHBA-së, rikonfirmohet partneriteti strategjik

Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi, zhvilloi një takim pune me u.d. të Ambasadores së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Nicole Varnes, ku në fokus ishte bashkëpunimi dypalësh dhe mbështetja për proceset demokratike në vend. Gjatë takimit u rikonfirmua partneriteti i fuqishëm dhe miqësia e qëndrueshme ndërmjet dy vendeve, me theks të veçantë në forcimin e institucioneve demokratike, rolin e Kuvendit dhe avancimin e proceseve reformuese. Gashi vlerësoi se Shtetet e Bashkuara mbeten një partner i çmuar dhe një mbështetës i rëndësishëm për Maqedoninë e Veriut në rrugën drejt zhvillimit demokratik dhe integrimit euroatlantik.



Të ndryshme
Më shumë
Osmani: Rreshtimi me Amerikën në Bordin e Paqes forcon subjektivitetin dhe zërin ndërkombëtar të Kosovës29 January 2026
Osmani: Me Serbinë nuk do të bisedojmë asnjëherë për integritetin territorial dhe statusin e Kosovës15 September 2021
Begaj apel për solidaritet në Pashkë, mesazh për paqe dhe bashkëjetesë12 April 2026