Nga Rajoni
16 July 2026
Edi Rama: Shqipëria nuk do të bëhet "kor histerik" për çdo deklaratë nga Beogradi

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka reaguar pas debatit të krijuar për mungesën e një reagimi të menjëhershëm ndaj deklaratës së ministres serbe Snezhana Paunoviq, e cila përmendi "spastrimin etnik" të Kosovës. Në një postim në platformën X, Rama theksoi se qëndrimi zyrtar i Shqipërisë është shprehur përmes Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme. "Ne kemi reaguar përmes ministrit të Jashtëm, siç bën një shtet me respekt për veten", shkroi Rama, duke shtuar se Shqipëria nuk duhet të shndërrohet në "një kor histerik" sa herë që zyrtarë serbë bëjnë deklarata të ngjashme. Me këtë reagim, kreu i qeverisë shqiptare nënvizoi se institucionet shtetërore duhet të flasin përmes kanaleve zyrtare dhe jo të përgjigjen me deklarata të përsëritura për çdo zhvillim politik.



Të ndryshme
Më shumë
Dalja e votuesve deri në orën 13:00 është 8.90%11 January 2026
Dy punëtorë të KEK-ut humbin jetën brenda tri ditësh, kërkohet hetim për sigurinë në vendin e punës20 August 2026
Shqipëria do të mbyllë Kapitullin 20, reagon Rama: Nis numërimi mbrapsht drejt objektivit historik10 October 2026