Nga Rajoni
16 July 2026
Kurti: Kosova e meriton statusin kandidat dhe hapjen e negociatave me BE-në

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, priti në takim ambasadorin jo-rezident të Irlandës për Kosovën, Ragnar Almqvist, duke vlerësuar marrëdhëniet e mira ndërmjet dy vendeve dhe mbështetjen e vazhdueshme që Irlanda i jep Kosovës. Kurti theksoi se Irlanda është një shtet mik dhe partner i rëndësishëm për Kosovën, duke shprehur mirënjohje për kontributin e saj në kuadër të KFOR-it dhe EULEX-it. Ai nënvizoi gjithashtu rëndësinë e Presidencës irlandeze të Këshillit të Bashkimit Evropian. Në takim, Kurti deklaroi se Kosova është "demokracia më e avancuar në rajon", me "mesataren më të lartë të rritjes ekonomike" dhe me mbështetje të lartë qytetare për integrimin evropian. Sipas tij, vendi është plotësisht i harmonizuar me politikën e jashtme dhe të sigurisë së Bashkimit Evropian, ndërsa shtoi se "statusi kandidat dhe hapja e negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian janë njohje e meritës për reformat dhe progresin që Kosova ka dëshmuar".



Të ndryshme
Më shumë
Rinia e Çairit në Panairin e Librit në Shkup, Mexhiti thekson rëndësinë e ideve dhe kulturës26 April 2026
Vrasësit e fëmijëve ekzekutohen në asfalt me plumb në kokë, në sheshin publik në Jemen17 June 2021
Prishtina u mbush me muzikë dhe pozitivitet, Rama: Të pafsha gjithmonë kështu Prishtinë26 June 2026