Nga Rajoni
18 July 2026
Mbyllet përkohësisht rruga Brezovicë–Prevallë për shkak të garës automobilistike "Brezovica 2026"

Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit ka njoftuar se më 18 dhe 19 korrik 2026 do të ketë mbyllje të përkohshme të qarkullimit në segmentin rrugor Brezovicë–Prevallë (R115), për shkak të zhvillimit të Garës Automobilistike Malore “Brezovica 2026”, të organizuar nga Federata e Auto Sporteve të Kosovës. Qarkullimi do të ndërpritet në të dyja ditët nga ora 10:30 deri në orën 18:00. Sipas njoftimit, më 18 korrik do të zhvillohen stërvitjet zyrtare, ndërsa më 19 korrik gara zyrtare. Ministria bëri të ditur se për mbarëvajtjen e aktivitetit dhe sigurinë e pjesëmarrësve, organizatorët do të bashkëpunojnë me Policinë e Kosovës dhe institucionet përgjegjëse. Njëkohësisht, qytetarëve u është bërë thirrje që të planifikojnë lëvizjet e tyre gjatë këtyre intervaleve, të respektojnë sinjalizimin e përkohshëm rrugor dhe udhëzimet e Policisë së Kosovës dhe zyrtarëve të angazhuar në terren.



Të ndryshme
Më shumë
MSH Maqedoni: Dje janë aplikuar gjithsej 14.525 vaksina 1 July 2021
Incident me dron në Abu Dhabi, lëndohen lehtë dy persona pranë një zone diplomatike 1 March 2026
MOST: Deri tani, asnjë parregullsi e shënuar15 July 2020