Nga Vendi
18 July 2026
BDI akuzon Kasamin për manipulim me projektin e rrugës Tetovë–Prizren

BDI ka reaguar ndaj promovimit të punimeve të prezantuara nga kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, duke e akuzuar atë për manipulim të opinionit publik lidhur me projektin e rrugës Tetovë–Prizren. Sipas partisë, vendi ku janë promovuar punimet nuk është pjesë e trasesë së kësaj rruge, ndërsa Komuna e Tetovës nuk ka kompetencë për realizimin e projektit, pasi bëhet fjalë për një rrugë shtetërore. Në reagimin e saj, BDI thekson se, "Kur realiteti nuk prodhon sukses, pushteti prodhon gënjeshtra", duke pretenduar se rruga Tetovë–Prizren nuk kalon në lokacionin e prezantuar nga Kasami. Po ashtu, partia opozitare pretendon se punimet e paraqitura nuk kanë projekt themelor, leje ndërtimi dhe as proces të përfunduar të shpronësimit të pronave private. Në përfundim të reagimit, BDI deklaron se, "Pa projekt dhe pa leje nuk ndërtohet rrugë, por vetëm një gënjeshtër." Deri më tani nuk ka një reagim publik nga Komuna e Tetovës lidhur me këto pretendime.



Të ndryshme
Më shumë
Maqedoni: propozon test PCR për qytetarët e Kosovës që kalojnë tranzit 19 August 2020
Rriten ndjeshëm çmimet e karburanteve, qytetarët krijojnë radhë në pompat e benzinës 9 March 2026
Tetovë, arrestohen dy persona për posedim të lëndëve narkotike 2 August 2021