Nga Vendi
19 July 2026
Billbordi i mirëseardhjes në hyrje të Shkupit largohet pas reagimeve publike

Billbordi i vendosur në hyrje të Shkupit, përmes të cilit kryetari i Qytetit të Shkupit, Orce Gjorgjievski, u uronte mirëseardhje vizitorëve, është larguar vetëm një ditë pas vendosjes së tij, pas valës së reagimeve në opinionin publik dhe në rrjetet sociale. Reagimet u përqendruan te përmbajtja dhe mënyra e realizimit të billbordit. Sipas kritikëve, ekzistojnë dyshime se në krijimin e tij është përdorur inteligjenca artificiale, ndërsa u theksua se disa objekte ishin paraqitur në mënyrë joreale dhe se kishte pasaktësi në paraqitjen e simboleve të njohura të kryeqytetit. Po ashtu, u ngritën shqetësime për mospërfshirjen e disa objekteve fetare dhe kulturore, veçanërisht të Çarshisë së Vjetër të Shkupit, si dhe për mungesën e gjuhës shqipe në mbishkrimin e vendosur në hyrje të qytetit. Me reagime dolën edhe këshilltarët shqiptarë në Këshillin e Qytetit të Shkupit, të cilët kërkuan respektimin e karakterit multietnik të kryeqytetit. Kritikave iu bashkua edhe partia “E Majta”. Gjatë ditës së sotme, qytetarët njoftuan se billbordi ishte larguar nga vendi ku ishte vendosur. Deri tani nuk ka një sqarim zyrtar nga autoritetet për arsyet e heqjes së tij.



Të ndryshme
Më shumë
Maqedonia sot dhe nesër në fazën e verdhë, Ministria e Shëndetësisë me disa rekomandime30 July 2020
Njihuni me miss Ukrainën e cila ka rrokë armën në luftë kunder Rusisë27 February 2022
Plas keq sherri me gota kokës mes vajzave në lokal30 August 2020