Nga Vendi
20 July 2026
Shkupi me regjim të posaçëm trafiku për shkak të vizitës së presidentes së Indisë

Nga sot deri më 23 korrik, presidentja e Republikës së Indisë, Droupadi Murmu, do të qëndrojë për një vizitë zyrtare në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Për shkak të kësaj vizite, në Shkup do të zbatohet një regjim i posaçëm i trafikut, njoftoi Ministria e Punëve të Brendshme.

Sipas MPB-së, masat e veçanta të qarkullimit do të zbatohen në zonën më të gjerë qendrore të kryeqytetit. Autoritetet u bëjnë thirrje të gjithë pjesëmarrësve në trafik të respektojnë udhëzimet dhe urdhrat e nëpunësve policorë të uniformuar, me qëllim zhvillimin e sigurt dhe të rregullt të aktiviteteve të vizitës zyrtare.



Të ndryshme
Më shumë
Gostivar, raportohet për dy raste të kafshimit nga qentë e pastrehë20 September 2021
Egli Tako surprizon në “Për Shqiptarët” 4 October 2025
Digjen katër objekte në Tetovë, lëndohet një zjarrfikës 7 March 2021