Nga Vendi
20 July 2026
Ambasadori Florian Qehaja shpreh ngushëllime për viktimat e aksidentit tragjik në Bllacë

Ambasadori i Republikës së Kosovës në Maqedoninë e Veriut, Florian Qehaja, ka shprehur ngushëllimet më të sinqerta për familjet e Ejup Tërnavës, Cennet Tërnavës dhe Fatmire Shabanit, të cilët humbën jetën në aksidentin tragjik të ndodhur pranë pikëkalimit kufitar Hani i Elezit–Bllacë, në territorin e Maqedonisë së Veriut. Qehaja bëri të ditur se, që nga momenti kur është njoftuar për rastin, Ambasada e Republikës së Kosovës ka qenë në komunikim të vazhdueshëm me autoritetet kompetente të Maqedonisë së Veriut, Ministrinë e Punëve të Brendshme, Policinë e Kosovës, si dhe me familjarët e viktimave, për të ofruar mbështetjen e nevojshme gjatë trajtimit të rastit. Sipas ambasadorit, pas përfundimit të të gjitha procedurave nga autoritetet kompetente, trupat e pajetë pritet të transportohen në Republikën e Kosovës. "Në këto çaste të rënda, shpreh ngushëllimet e mia më të sinqerta dhe ndaj dhimbjen me familjet dhe të dashurit e të ndjerëve. U prehshin në paqe!", ka deklaruar ambasadori Florian Qehaja.



Të ndryshme
Më shumë
Divorcoi bashkëshorten për asistenten, pas skandalit seksual zyrtari i lartë nis pushimet me të dashurën e re 3 September 2021
Qytetarëve u dërgohet mesazh propaganduese në numrat personal të telefonit17 October 2021
“Portokalli” risjell të qeshurat, Rudina Dembacaj pjesë e spektaklit24 February 2026