Nga Rajoni
21 July 2026
Haxhiu dekreton lirimin nga detyra të shtatë prokurorëve serbë

Ushtruesja e detyrës së presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka dekretuar të martën lirimin nga detyra të shtatë prokurorëve nga komuniteti serb, të cilët kishin dhënë dorëheqje në vitin 2022. Sipas Haxhiut, dekretet janë nënshkruar pas vendimit të Këshillit Prokurorial të Kosovës, duke i dhënë fund një procesi të zgjatur prej disa vitesh. “Me këtë akt përmbyllet një proces i zgjatur për vite me radhë dhe zbatohet vendimi i institucionit kompetent, në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet e Republikës së Kosovës”, ka deklaruar Haxhiu. Ajo ka theksuar se institucionet e Kosovës duhet të funksionojnë mbi bazën e rendit kushtetues dhe sundimit të ligjit, duke shtuar se vendi do të vazhdojë të veprojë në përputhje me ligjin dhe në mbrojtje të integritetit institucional.



Të ndryshme
Më shumë
Shkupi mirëpret Ylli Limanin, Mexhiti: Arti dhe kultura frymëzojnë brezat e rinj17 July 2026
Sot mbushen pesë vite nga tragjedia në Spitalin Modular në Tetovë 8 September 2026
Marta Kos viziton Kosovën pas muajsh pasigurie politike 9 May 2026