Nga Vendi
21 July 2026
Wizz Air zgjeron bazën në Shkup, synimi 4 milionë pasagjerë në vit

Prezantimi i aeroplanit të shtatë të Wizz Air në bazën e kompanisë në Shkup shënon një tjetër hap në zgjerimin e trafikut ajror në Maqedoninë e Veriut. Zëvendëskryeministri dhe ministri i Transportit, Aleksandar Nikoloski, tha se në gjashtë muajt e parë të vitit, aeroportet e Shkupit dhe Ohrit kanë regjistruar mbi 2 milionë pasagjerë. Sipas Nikoloskit, vetëm Wizz Air ka transportuar rreth 1.2 milionë pasagjerë gjatë kësaj periudhe, ndërsa gjatë gjithë vitit të kaluar numri ishte rreth 1.7 milionë. Ai vlerësoi se trendi i rritjes e bën tashmë të arritshëm objektivin prej 4 milionë pasagjerësh në vit. “Kjo është baza e tretë më e madhe që ka Wizz Air në përgjithësi dhe shpresoj që shumë shpejt aeroporti i Shkupit të arrijë vendin e dytë për nga numri i avionëve të stacionuar”, deklaroi Nikoloski, duke shtuar se kompania, për shkak të numrit të destinacioneve dhe pasagjerëve, është shndërruar praktikisht në transportuesin ajror kombëtar të vendit. Ai përmendi edhe zgjerimin e rrjetit ajror me destinacione të reja, përfshirë Algheron në Sardenjë dhe Palermon në Siçili, ndërsa paralajmëroi edhe linja të reja nga Wroclaw dhe Katowice drejt Ohrit. Sipas tij, këto rezultate janë fryt i bashkëpunimit mes institucioneve dhe kompanisë ajrore.



Të ndryshme
Më shumë
Artisti kosovar Giesti arrestohet për armë pa leje në Prishtinë11 March 2026
Edi Rama duke folur serbisht, bën fushatë kundër partive shqiptare në Mal të Zi (VIDEO)26 August 2020
Merr hov fushata e vaksinimit në Maqedoninë e Veriut13 September 2021