Nga Vendi
21 July 2026
Ali Ahmeti shpreh ngushëllime për familjen Tërnava pas tragjedisë pranë Hanit të Elezit

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, ka shprehur ngushëllime për familjen Tërnava, e cila humbi më të dashurit e saj në aksidentin tragjik pranë pikëkalimit kufitar Hani i Elezit–Bllacë. „Me dhimbje të thellë mora lajmin për tragjedinë e rëndë që goditi familjen Tërnava”, ka shkruar Ahmeti në mesazhin e tij, duke theksuar se, përballë humbjeve të tilla, „çdo fjalë është e pamjaftueshme”. Ahmeti ka shprehur solidaritetin e tij me familjen në këto momente të vështira, duke u uruar forcë, durim dhe kurajë për ta përballuar këtë sprovë. „Familjes Tërnava u shpreh ngushëllimet e mia më të sinqerta dhe bashkëndjej me ta në këto çaste të rënda”, ka shkruar ai, ndërsa mesazhin e ka përmbyllur me fjalët, „U prehshin në paqen e amshuar”. 



Të ndryshme
Më shumë
Fatmir Shehollit i vazhdohet paraburgimi 10 January 2026
Konstituimi i Kuvendit nuk mjafton, zgjedhja e presidentit mbetet sfida kryesore në Kosovë 3 August 2026
Maqedoni: Në mes të korrikut do të fillojë vaksinimi në terren29 June 2021