Nga Rajoni
23 July 2026
Betonierja çan barrierat dhe rrëzohet nga mbikalimi te TEG-u, dy viktima dhe një i plagosur

Dy persona kanë humbur jetën dhe një tjetër është plagosur në një aksident të rëndë pranë rrethrrotullimit të TEG-ut në Tiranë. Sipas Policisë, një betoniere u përplas me një automjet, çau barrierat metalike mbrojtëse dhe ra nga mbikalimi në nivelin e poshtëm të aksit TEG–Elbasan. Një nga personat në betoniere humbi jetën në vendngjarje, ndërsa një tjetër ndërroi jetë në spital. Drejtuesi i automjetit tjetër, një 28-vjeçar, mbeti i plagosur dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të dinamikës së ngjarjes.



Të ndryshme
Më shumë
Parandalohen gara ilegale në aksin Tetovë-Shkup30 July 2021
Gara për Kryeprokuror: Mickoski përjashton Ristoska-n, topi tani në fushën e Qeverisë23 February 2026
Pal Lekaj: Qeveria Kurti është më e dobëta që nga shpallja e pavarësisë28 June 2021