Sport
24 July 2026
Andrea Pirlo, zgjedhja e re për pankinën e Italisë pas refuzimit të Guardiolës

Sipas raportimeve të fundit nga Italia, Andrea Pirlo është një nga kandidatët kryesorë për të marrë drejtimin e kombëtares italiane, pas refuzimit të Pep Guardiolës. Trajneri spanjoll i ka komunikuar Federatës Italiane të Futbollit se nuk do ta pranojë ofertën, pasi ka zgjedhur të marrë një periudhë pushimi dhe t’i kushtojë më shumë kohë familjes. Pas mbylljes së pistës Guardiola, emri i Pirlon është rikthyer fuqishëm në diskutimet për të ardhmen e “Axurrëve”. Sipas mediave italiane, ish-mesfushori i kombëtares shihet si një profil që mund të përshtatet me projektin e ri të drejtuesve të Federatës, ndërsa Roberto Mancini dhe Antonio Conte mbeten gjithashtu emra të përmendur në garën për postin. Vendimi për trajnerin e ri pritet të jetë pjesë e një projekti të ri për kombëtaren italiane, e cila kërkon të rikthehet në nivelet më të larta pas një periudhe të vështirë sportive. Federata, me Paolo Maldinin në rolin e drejtorit teknik dhe Leonardo si këshilltar, ka shqyrtuar disa alternativa për pankinën e Italisë. 



Të ndryshme
Më shumë
Kolegët nga Spitali i Gostivarit, mbrëmë kanë ndihmuar kolegët e tyre të Tetovës 9 September 2021
Vesa Luma takon stërnipin e Skënderbeut, zbulon dhuratën e veçantë që mori prej tij22 September 2026
Qeveria sot pritet të propozojë emrin e kryeprokurorit të ri10 March 2026